NASA nis misionin 7 -vjeçar për të marrë gjurmë nga asteroidi “Benn”

NASA pritet të nisë misionin më të ri për marrjen e një kampioni nga asteroid “Benn”, pasi shpresohet që materiali do të ndihmojë lidhur me përbërjen e planetëve. Sonda e pagëzuar si “Osiris Rex” u hodh nga baza në Florida në një raketë “Atlas” në 19:05 të orës lokale. Do të duhen 7 vjet para se të rikthehet në Tokë me gjahun e saj. Sipas parashikimeve, sonda do të zbresë përmes një parashute në shkretëtirën e Utah-s në 24 shtator të vitit 2023. Ky nuk është misioni i parë i këtij lloji. Japonezët sollën në tokë një sasi të vogël pluhuri nga asteroidi Itokawa në 2010-n. Por amerikanët shpresojnë të sigurojnë më shumë material, pesha e të cilit mund të arrijë ndoshta në disa qindra gram. Inxhinierët kanë krijuar një pajisje grumbullimi, e cila do të zgjatet nga “Osiris-Rex” në një krah robotik duke takuar në sipërfaqen e “Bennu”-t. Pas kontaktit mekanizmi do të shkaktojë një shpërthim gazi për të mundësuar shkëputjen e disa fragmenteve nga trupi qiellor e për t’i paketuar ato në kapsulën e kthimit. “Bennu”, me një gjerësi prej 500 metrash është një i ashtuquajtur asteroid i llojit b dhe është shumë i errët. Vëzhgime të bëra me teleskop sugjerojnë se ai është i pasur me karbon.

SHKARKO APP