NASA: Niveli i detit po rritet frikshëm

Niveli i detit po rritet shumë më shpejt nga ç’ndodhte 50 vite më parë, dhe kjo do të vijë duke u përkeqësuar, paralajmëron NASA, sipas raportimit te Huffingtonpost.
Në rang ndërkombëtar niveli i detit u rrit me një mesatare prej afro 8 cm që prej vitit 1912, si pasojë e ngrohjes së ujërave dhe shkrirjes së akujve, bëri thirrje një panel i shkencëtarëve të NASA-s. Në 2013-ën, një panel i Kombeve të Bashkuara parashikoi se niveli i detit do të rritej nga 0,3 në 0,9 metra deri në fund të këtij shekulli. Kërkimet e reja tregojnë se niveli i rritjes së detit me shumë gjasa do të jetë ndër më të lartët e shënuar ndonjëherë, thotë gjeo-fizikanti i Universitetit të Kolorados, Steve Nerem. Niveli i detit po por rritet me shumë shpejtësi krahasuar me 50 vite më parë dhe kjo në të ardhmen do të vijë duke u përkeqësuar”, thotë Nerem. Ndryshimet megjithatë nuk janë uniforme dhe disa zona tregojnë rritje të madhe prej 25 centimetrash ndërsa rajone të tjera, si ato të Brigjeve Perëndimore të SHBA-së shohin një rënje, sipas analizave të të dhënave satelitore të 23 viteve të fundit. Shkenctarët besojnë se cikli natyror i oqeanit është  aktualisht duke patur një rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit në Oqeanin Paqësor, krahasuar me nivelin e 20 viteve më parë. “Njerëzit duhet të kuptojnë se planeti jo vetëm po ndryshon, por është ndryshuar një pjesë e madhe tashme”, tha në një konferencë për shtyp shkencetari i NASA-s Tom Ëanger. Ai bëri thirrje për matjen e impakteve të çdo kompanie që emëton gazra dhe ka ndikim në natyrë për një periudhë 100 vjeçare, duke parashikuar kështu të gjitha rreziqet e mundshme. Ëanger shpjegon se kjo pasqyrohet dhe në ndryshimet e mëdha klimatike që ndodhin kudo në botë, me ndryshimet brenda stinëve duke kujtuar se “më shumë se 150 milion njerëz, shumica në Azi, jetojnë 1 metër nën ujë”.Kjo duhet të jetë një paralajmëruese për impaktin e ngrohjes globale dhe shkrirjes së akullnajave, ku sqarohet se ngritja e nivelit të detit vjen si pasojë e kryesisht tre faktorëve: 1/3 është si pasojë e zgjerimit të ujërave të ngrohta në oqeane, 1/3 për shkak të humbjes së akujve nga akullnajat në pole dhe pjesa e mbetur është si pasojë e shkrirjes së akujve në majat e maleve.

 

SHKARKO APP