NASA: Shtresat e akullit në shkrirje po ndryshojnë mënyrën se si toka sillet rreth boshtit

Ngrohja globale është duke e ndryshuar mënyrën se si toka sillet rreth boshtit të saj polar, sipas një studimi të NASA’s, transmeton Gazeta Express.

The Guardian shkruan se shtresat e akullit në shkrirje, posaçërisht në Grenlandë, janë duke e ndryshuar përhapjen e peshës në tokë. Kjo ka bërë që edhe Poli i Veriut dhe luhatja, që quhet lëvizja polare, të ndryshojnë drejtimin, sipas një studimi të publikuar të premten, në magazinën “Science Advances”.

Shkencëtarët dhe lundërtarët e kanë matur në mënyrë të saktë lëvizjen e vërtetë polare dhe të boshtit që nga viti 1899, dhe gati gjatë gjithë shekullit 20, kjo lëvizje ka marrë kahje drejt Kanadasë. Por, kjo ka ndryshuar këtë shekull dhe tani po lëvizë drejt Anglisë, sipas Surendar Adhikari, një autori, udhëheqës i një studimi të NASA’s.

“Ndryshimi i fundit i drejtimit nga shekulli i 20-të është shumë dramatik,” that Adhikari.

Që nga viti 2003, Grenlanda ka humbur mesatarisht më shumë së 272 trilion kilogramë akullt në vit, dhe kjo ka ndikim në mënyrën se si toka sillet ngjashëm si një figure patinatore që e çon njërën këmbë përderisa sillet, tha Eirk Ivns, bashkautorë e studimit të NASA’s.

Ndërsa Antarktiku i Perëndimit humb 124 trilion kilogram akull dhe Antarktiku i Lindjes fiton rreth 74 trilion kilogram akull në vit.Krejt këto kombinohen dhe e shtyejnë lëvizjen polare drejt lindjes, tha Adhikari.

SHKARKO APP