NASA – Videot LIVE në facebook nga hapësira janë mashtrim

Miliona shikues në facebook u mrekulluan nga videot LIVE të shpërndara nga hapësira, ku dukeshin dy austronautë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.

Shumë media popullore shpërndanë pamjet, dhe miliona shikime, shpërndarje dhe pëlqime vërshuan në video.

Megjithatë, ata që u mrekulluan nga pamja do të zhgënjehen disi pasi ishte një mashtrim.

Sipas disa burimeve të NASA-s, videot ishin false. Viral USA një nga faqet që shpërndau videon LIVE, mori 2.5 mln like, 27 mln shikime, 817 mijë komente dhe 528 mijë shpërndarje.

Por në faqen zyrtare të NASA-s nuk përmendej një gjë e tillë për ecje në hapësirë.

SHKARKO APP