NASA zbulon një planet tjetër si Toka
Një anije kozmike ka fotografuar planetin e saj të parë, të ngjashëm me Planetin Tokë, pas sinjaleve që u dhanë në maj 2013, njoftuan sot shkencëtarët, (18 dhjetor). Bota e sapo zbuluar, e quajtur “HIP 116454b”, është një “Super Tokë” rreth 2,5 herë më e mëdhe se planeti ynë. Ajo ndodhet 180 vite-dritë larg nga Toka, në konstelacionin “Peshqit” – dhe kjo largësi është e mjaftueshme për t'u studiuar nga instrumentë të tjera, thanë shkencëtarët. Kepler është nisur në mars 2009, në një mision 3-5-vjeçar për të përcaktuar se sa planete si toka ndodhin rreth galaktikës “Rruga e Qumështit.” Anija ka qenë tepër e suksesshme deri më sot, duke gjetur rreth 1000 planete të konfirmuara – më shumë se gjysma e të gjitha botëve të njohura më parë – së bashku me rreth 3200 “kandidatë” të tjera. Planetët janë gjetur me anë të “metodës tranzit”. Astronomët pastaj konfirmuan zbulimin, duke përdorur Teleskopin Galileo”, qe ishte vendsour në ishujt Kanarie, nga bregu perëndimor i Afrikës. Planeti “HIP 116454b” është rreth 20.000 milje (32.000 kilometra) i gjerë dhe është 12 herë më i madh se Toka, konfirmuan shkencëtarët. Dendësia e planetit sugjeron se ajo është ose e mbuluar kryesisht nga uji, apo është një “mini Neptun”, me një atmosferë të madhe, dhe të trashë. “HIP 116454b” qëndron vetëm 8.400.000 milje (13.5 milionë km) nga ylli i saj pritës, që ngjan me një “xhuxh portokalli” pak më të vogël se dielli, dhe rrotullohet në orbitë çdo 9,1 ditë. Planeti me orbitë të ngushtë është shumë i nxehtë për të pritur jetën, siç e njohim ne,” – theksojnë studiuesit. Afërsia relative e planetit të Tokës do të thotë se ka të ngjarë të tërheqë vëmendje të mëtejshme në të ardhmen. “HIP 116454b” do të jetë një objektiv kryesor për teleskopët në terren dhe në hapësirë,” – tha bashkë-studiuesi John Johnson, i Universitetit të Harvardit. Studimi i ri është pranuar për botim në “The Astrophysical Journal”. Ndërsa “HIP 116454b” është planeti i parë i kapur nga Kepler në gjendjen e tanishme. Kjo nuk është bota e parë për t'u konfirmuar, pas zbulimit të majit 2013. Shumë zbulime të tjera janë bërë, por tani studiusit po punojnë për të vërtetuar gjendjen e planetit më të ri të Kepler, i zbuluar gjatë misionit të tij kryesor. “Koha Jonë”