Natyra “rimerr” qytetin pothuajse të braktisur në Illinois

Cairo në Illinois ishte një qytet që kishte popullsi të madhe në krahasim me madhësinë, duke u munduar të jetë i njëjtë me emnakun e tij, Cairon e Egjiptit. I pozicionuar mes rrjedhës së Mississipp-it dhe Ohios qyteti u mbush me mbi 15,000 banorë dhe me biznese që funksiononin mirë bashkë me industrinë e vitit 1920. Kur punën e hekurudhave në transport mallrash e morën anijet, edhe qyteti filloi të merrte tatëpjetën. Në vitin 2015, numëronte vetëm 2,576 banorë. Qyteti ishte goditur nga ndërtimi i disa urave në periferi, duke zvogëluar qarkullimin nëpër qytetin e vogël. Deri në vitin 1987 kishin shkuar edhe pak para në qytet, teksa bëhej gati hapja e urës ndërshtetërore 57, duke shmangur të gjithë qarkullimin përgjatë qytetit, e kjo kishte bërë që hotelet e restorantet të shuheshin. Më poshtë mund të shihni disa fotografi që paraqesin qytetin në gjendje të zbraztë, e në disa objekte natyra ka filluar të rimarrë territor, duke i mbuluar objektet.

SHKARKO APP