Ndalohet Zumba në Iran
Kërcimi i Zumba është ndaluar në mënyrë kategorike në Iran. Autoritetet e vendit deklaruan se ajo bie në kundërshtim me ideologjinë islame. “Në dritën e aktiviteteve të tilla si Zumba, kryerja e lëvizjeve ritimike ose vallëzimi në asnjë formë nuk është i ligjshëm dhe kërkohet ndalimi i lëvizjeve të tilla”, ka shkruar në një letër publike Ali Majdara, kreu i Federatës së Përgjithshme të Sportit të Iranit, drejtuar ministrit të Rininsë në fillim të muajit. Zumba është ndaluar tashmë në klasa e në vende të ndryshme të Iranit. Veprime të tilla kanë çuar në kufizimin e sporteve të tjera, veçanërisht për gratë në të kaluarën. Stili energjik i kërcimit kolumbian është bërë popullor vitet e fundit në palestra dhe qendra sportive në të gjithë botën, duke ofruar mësim.