Ndjente dhimbje kur përtypej, ja çfarë zbulon
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Kinë, ku një grua kishte dhimbje të vazhdueshme në fytyrë dhe teksa përtypej, u tmerrua kur zbuloi se po i rritej një dhëmb poshtë syrit. 28-vjeçarja Cao Fang nisi të ndjente dhimbje kur hante rreth një muaj më parë dhe për shkak të kësaj nisi të konsumonte gjëra të buta. Ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e dhëmbit, pasi mjekët e paralajmëruan se nëse do të vazhdonte t’i rritej do t’i prekte shikimin. Sipas mjekëve që e operuan Cao –n, drejtimi që kishte marrë dhëmbi, mund të ketë ardhur për shkak se dhëmbi i qumështit nuk i ka rënë në kohë, duke shkaktuar rritjen e tij në anë të kundërt.