Në Afganistan hapet restoranti i parë për gra

Në veri të Afganistanit, në Mezar-i Sharif është hapur restoranti i parë vetëm për gra. Restoranti “Bano”, që do të thotë grua, u jep mundësinë grave që në një vend të kënaqen me ushqimin, bisedojnë dhe lexojnë libra. Gratë në Afganistan rreth katër dekada luftojnë për të drejtat e tyre. Në kohën e talebanëve grave u është marrë e drejta e votës, si dhe e drejta e punës në institucionet shtetërore dhe radiotelevizione. Me ardhjen e qeverisë së re në vitin 2001, gruaja afgane sërish nuk fitoi të gjitha të drejtat. Gratë në Afganistan sot janë të ekspozuara ndaj trysnive dhe abuzimeve të ndryshme. Sipas të dhënave të Komisionit të pavarur për të drejtat e njeriut në Afganistan, në vitin 2017 janë regjistruar 3.778 raste të dhunës mbi gratë.

SHKARKO APP