Në këtë fshat, të gjithë e kanë shitur një veshkë

Varfëria duket se i detyron njerëzit që shpesh të bëjnë akte nga më të ndryshmet, sa të vështira aq edhe të pamenduara.

Kështu, një fshat në Nepal është bërë mjaft i njohur, për shkak të një veprimi masiv të banorëve të tij pikërisht për shkak të varfërisë. Të gjithë banorët e fshatit Hokse jetojnë me një veshkë, pasi njërën e kanë shitur.

Ky fshat është kthyer si destinacioni kryesor i trafikantëve të organeve, pasi ata janë njohur me fenomenin dhe varfërinë e zonës. Dhe tashmë, Hokse quhet “fshati i veshkave”.

Ata i bindin banorët që të udhëtojnë deri në jug të Indisë për të hequr një veshkë, të cilën më pas e nxjerrin në shitje në tregun e zi.

Por në shumë raste, fshatarët janë mashtruar nga trafikantët. Ata janë gënjyer dhe u është thënë se kanë nevojë për operacion, por më pas u kanë hequr veshkën dhe e kanë shitur në tregun e zi.

Në rastet kur ata e heqin me vetëdije, marrin një shpërblim prej dy mijë dollarësh, shifër modeste, por jo dhe aq në krahasim me të ardhurat mesatare që merren në këtë zonë. Nuk kanë munguar as rastet kur ata janë paguar vetëm 150 euro.

SHKARKO APP