Në këtë qytet “ngrin”, temperatura ekstreme -55 gradë
Mos u ankoni nëse këto ditë ka bërë ftohtë. Mendoni se ka edhe më keq. Kështu, në qytetin më verior të globit, Norlisk në Rusi, temperaturat në këtë periudhë të vitit kanë zbritur deri në -55 gradë celsius. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, atje dy muaj me radhë ka vetëm natë.
Teksa 170 mijë banorët e tij, të vendosur në skajet veriore të Siberisë, duhet të durojnë acarin që zgjat më shumë se 180 ditë të vitit dhe 130 ditë të tjera që shoqërohen me stuhi të mëdha dëbore dhe erëra, ndërsa dy muajt e mbetur dominohen nga errësira e plotë, ose siç njihet ndryshe “nata polare”.