Në këtë shtëpi në Prizren, të burgosurit hapën 300 metra kanal me lugë
Në rrugën “Gjergj Fishta” në Prizren ndodhet një ndërtesë e vjetër, për të cilën thuhet se ka qenë konsullatë, por edhe burg i regjimit serb. Në Arkivin Shtetëror të Austrisë, sipas profesor Sylejman Randobravës, sipas shumë dokumenteve thuhet se ndërtesa ishte e rëndësisë së madhe dhe gjatë regjimit serb para Luftës së Dytë Botërore, ka shërbyer edhe si burg. “Kjo ndërtesë ka pasur rëndësi edhe gjatë kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sepse ka mundur të shërbente dhe si burg i regjimit të egër serb. Burgu ka qenë i njohur edhe për faktin se, disa të burgosur patën arritur që me lugë ushqimi të hapin një kanal nën tokë, të gjatë mbi 300 metra dhe nga aty të arratisen. Arratisja asokohe ka pasur një jehonë, sepse ata nga burgu u vendosën në male si kaçakë”, tha Randobravs. Nuk dihet a ishin të burgosur, por që të gjithë u ekzekutuan, sepse ishin atdhetarë e burra të fjalës.