Në këtë vend shërbehet supa më e shtrenjtë, zbuloni sa kushton
Në një qytet ku një pjatë me mish vici kushton më pak se 6 dollarë, supa me makarona dhe mish arrin të shkojë në 325 dollarë.
Dyqani Niu Ba Ba në Taiwan shërben vetëm tetë lloje të mishit të vicit që variojnë nga supa klasike prej 16 dollarësh deri në një supë makaronash me kokën e vicit që arrin në vlerën marramendëse.
“Cmimi i makaronave tona duket shumë e lartë për disa. Por mënyra jonë për të bërë ndërthurjen e tyre me mishin e vicit na dallon nga të tjerët. Cdo pjatë supe përmban të paktë katë lloje të mishit nga Shtetet e Bashkuara dhe Australia,” – tha pronari Eric Wang Yiin Chyi.
Sipas tij, mishi i tyre pritet në forma të vecanta që të arrijë në cilësi dhe aromë të përsosur, ndërsa makaronat janë të pesë llojeve që bëhen sipas dëshirave. Me anë të këtyre vecorive, ai justifikon cmimin prej 325 dollarësh.