Në këtë vend tashmë femrat mund t’i japin makinës

Gratë saudite kanë fituar një tjetër të drejtë të mohuar. Për herë të parë, Arabia Saudite do t’u lejojë femrave të pajisen me patentë shoferi njësoj si meshkujt, raportojnë mediat shtetërore. Mbreti Salman ka nxjerrë një dekret me anë të cilit lejon gratë të pajisen me leje drejtimi për automjetet, tha Agjensia e Shtypit Saudite. Arabia Saudite është i vetmi vend në botë që ka ndaluar gratë të ngasin makinat. Grupet e të drejtave kanë bërë fushatë për vite me radhë për të lejuar gratë në Arabinë Saudite të vozisin. Madje ato gra që kanë guxuar të marrin në dorë timonin gjobitur dhe burgosur. Dekreti ka urdhëruar që një organ Ministror të ngrihet për të dhënë këshilla brenda 30 ditëve dhe urdhri do të zbatohet deri në qershor të vitit 2018, sipas Agjencisë së Shtypit Saudit. “Dekreti mbretëror do të zbatojë dispozitat e rregulloreve të trafikut, duke përfshirë lëshimin e patentave për burrat dhe gratë,” thotë raporti.

SHKARKO APP