Në Kosovë prodhohet printeri i parë 3D

Nuk ka kaluar shumë që nga koha kur u shpik printeri 3D. Por, tashmë për herë të parë, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë është prodhuar printeri i teknologjisë së fundit 3D.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE, Blerand Stavileci, ka vizituar Kompaninë “Formon”, e cila ka lançuar projektin më të ri Printer 3D. “Produkti printer 3D është dëshmia më e mirë që kompanitë, të cilat kanë nisur me pritje të vogla tashmë me punën të cilën e kanë bërë me profesionalizmin e të rinjve kosovarë kanë arrit një pike, e cila na bën edhe neve të mrekullohemi”,- ka pohuar ministri Stavileci.

Nga ana tjetër Rron Cena, Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë Formon, me qendër në Prishtinë, tha se produkti printer 3D, do të jetë i dobishëm për përdorim personal dhe për biznese të vogla.

SHKARKO APP