Në Librazhd identifikohet lulja mishngrënëse

Lulja e njohur me emrin, Pinguinkula është një varietet i rrallë që haset në Shqipëri. Ajo gjendet në “laboratorin” natyror në pyllin e Rrajcës të Librazhdit. Fotot tregojnë se si lulja ka kapur në kurth insekte të ndryshme dhe i ka tretur me një lloj lëngu viskoz që lëshon. Pastaj ajo asimilon proteinat dhe gjithçka të nevojshme për rritjen e saj. Pylli i Rrajcës u shpall së fundmi nga UNESCO pjesë e trashëgimisë botërore natyrore.

SHKARKO APP