Në Stamboll “varreza për tradhtarët e shtetit”

Në vendin Ballica, në anën aziatike të Stambollit, është përcaktuar një lokacion për varreza, në të cilin do të varrosen puçistët, të cilët tentuan të kryejnë grusht shtetin në Turqi, raporton aa. Lokacionin e varrezave e ka përcaktuar administrata e qytetit të Stambollit. Në hyrje të varrezave Administrata e qytetit të Stambollit ka vendosur tabelën me mbishkrimin “Varrezat e tradhtarëve”. Dje, një person u varros, ndërsa sot mund të vërehej se po përgatiten edhe pesë varreza të reja. “Njëri prej tyre është varrosur në ‘ Varrezat e tradhtarëve’. Ata që nuk e respektojnë këtë popull as në varr nuk do të kenë qetësi”, porositi mbrëmë prefekti i Stambollit, Kadir Topbas, para të tubuarve, të cilët bëjnë “kujdestari për demokraci”.

SHKARKO APP