Neandertalët, krijuesit më të vjetër të gravurave në shpella

Gravurat më të vjetra janë krijuar nga njerëzit e Neandertalit më shumë se 20 000 vite përpara ardhjes së njeriut modern në Europë, dëshmi që kushërinjtë tanë të zhdukur kishin një botëkuptim simbolik si i yni, referuar një studimi të publikuar sot.

Këto hulumtime të paraqitura në revistën “Shkencë” mbështeten mbi një teknikë të re që mundësoi përcaktimin më konkret në periudhë kohore të pikturave që zbukurojnë pjesët e brendshme të tre zonave arkeologjike në Spanjë.

“Ky është një zbulim mjaft mbresëlënës që nxjerr në pah se njerëzit e Neandertalit ishin shumë më të zhvilluar seç mendohej gjerësisht”, thekson Chris Standish, arkeolog në Universitetin britanik të Southampton.

“Rezultatet tona provojnë se pikturat që kemi zbuluar janë qartësisht gravurat e famshme për të vjetrat në botë”, pohoi arkeologu.

Meqënëse këto gravura janë pikturuar 64 000 vite më parë ose më pak se 20 000 para ardhjes së njeriut modern në Europë nga Afrika, ato duhet të jenë pikturuar nga njerëzit e Neandertalit.

Ajo që spikat më tepër është përdorimi i pigmenteve të kuqe dhe shpesh në ngjyrë të zezë, të grupimeve të kafshëve, gjurmë duarsh, pika, rrathë dhe motive të tjera gjeometrike që zbulojnë ambientet e brendshme të shpellave spanjolle që ndodhen në Pasiega (vveri-lindje) Maltravieso (perëndim) dhe Ardales (jug). /atsh/

SHKARKO APP