Nëna e kafshuar nga gjarpri i jep gji vogëlushes, vdesin të dyja

Një grua në Indi vdiq, pasi u kafshua nga një gjarpër, ndërsa humbi jetën edhe vajza e saj, pasi qumështi i nënës ishte helmuar.

Sipas mediave lokale, gruaja 35-vjeçare në provincën Uttar Pradesh është kafshuar në gjumë nga një gjarpër helmues, por gruaja e cila nuk ka vënë re se është kafshuar kur është zgjuar në mëngjes e ka ushqyer vajzën e saj 3-vjeçare me gji.

Zyrtari i policisë, Vijay Singh thotë se pas pak kohësh u përkeqësua gjendja e nënës dhe foshnjës dhe të dyjat vdiqën ende pa arritur në spital. Në Indi ku ka rreth 300 lloje të gjarpërinjve, çdo vit 46 mijë persona humbin jetën si pasojë e kafshimit nga gjarpërinjtë.

SHKARKO APP