Nëna fotografon sekondën e parë të djalit të saj

Një nënë zbuloi se si ajo punoi për të kapur imazhet mahnitëse të sekondave të para të jetës së djalit të saj. Duke e mbështetur kamerën në stomakun e vet, Lauren Chenault, 25 vjeç, një fotografe profesioniste, arriti të fotografonte momentin e lindjes së djalit Kai më prill 2017. Fotografitë e fuqishme dokumentojnë frymën e parë të të porsalindurit teksa mbahej nga mjekët me kordonin e kërthizës bashkëngjitur.

Zonja Chenault, nga Rockville, Nju Jork, tha se donte të tregonte se si “gratë me të vërtetë janë super heroina”. Ajo tha se ka marrë rreth 30 imazhe, por vetëm dy ishin të përdorshme. “Ishte një nxitje e plotë adrenaline kur gjithçka po ndodhte, mendja ime po përqendrohej në shtyrjen e bebit, por më duhej të kujtoja për të shtypur butonin”, tha ajo.

Zonja Chenault, e cila ka 10 vjet eksperiencë si fotografe, fillimisht shpresonte të dokumentonte lindjen e vajzës së saj Kailah në vitin 2015. Por ajo pranoi se ishte shumë e vështirë të provohej gjatë punës së saj të parë, pasi ajo nuk e dinte se si do të pozicionohej. Kur ajo zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e dytë më pak se një vit më vonë, znj. Chenault vuri në jetë planin për të fotografuar lindjen.

SHKARKO APP