Nënë e bijë takohen pas 70 vitesh nga Lufta e Dytë Botërore

Një 92-vjeçare italiane rigjen vajzën e saj gjermane 71-vjeçare, me të cilën ishte ndarë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, raportoi sot media italiane.

Me origjinë nga një fshat i vogël Emilio-Romana (veri)  u dërgua për të punuar në Gjermani. Ajo mbeti shtatëzënë në vitin 1944 me një ushtar gjerman të martuar.

Familja e të atit ia kishte marrë foshnjën menjëherë pas lindjes dhe e reja italiane ishte rikthyer në atdhe në përfundim të luftës pa humbur shpresën se një ditë do të mund ta takonte vajzën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajza kishte dijeni për kombësinë e së ëmës italiane por e dinte të vdekur, pasi familja e të atit nuk kishte dashur që nënë e bijë të takoheshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vitin e kaluar pas vdekjes së të atit, Margot Bachmann tashmë rreth të shtatëdhjetave bëri kërkesë pranë “International Tracing Service” (Shërbimit për Kërkim Ndërkombëtar) (ITS), qendër gjermane e dokumentimit të materialeve të luftës duke bërë të mundur rigjetjen e nënës së saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?