Nëse humbet virgjërinë, nuk diplomohesh
Në një prej qyteteve të Indonezisë, Jember do të shtohet në shkollat e mesme një tjetër “provim”.
Bëhet fjalë për testin e shtatzanisë, të cilin vajzat që duan të diplomohen duhet ta kalojnë atë, në të kundërt do të “mbeten në klasë”.
Zyrtarë të këtji qyteti argumentojnë se në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë për të identifikuar vajzat që kanë kryer marrëdhënie seksuale që në shkollë të mesme.Vendimi është kaluar nga drejtuesit e komunës derisa mbrojtësit e saj thanë se ‘vajzat kryejnë marrëdhënie seksuale disa herë dhe me partner të ndryshëm’.
Ata shpresojnë se ky propozim do të hyjë në fuqi edhe në provincën e Java’s, në të cilën Jember, është qyteti i tretë më i madh.“Nëse ato nuk janë të virgjëra, mos i lini të kalojnë. Mund të tingëlloi si shaka, por është serioze. Është për hir të së ardhmes”, thonë mbrojtësit e kësaj çështje.