Nëse muzika ju rrënqeth, truri juaj është i veçantë
A ju rastis ndonjëherë që gjatë kohës që jeni duke e dëgjuar një muzikë t’ju rrënqethet trupi? Matthew Sachs e ka provuar këtë ndjenjë, dhe kjo ka qenë arsyeja se përse kishte vendosur t’i studionte individët të cilët rrënqethen nga muzika për të parë se si shkaktohet kjo ndjenjë.
Hulumtimet e tij kishin përfshirë ekzaminimin e 20 studentëve, 10 prej të cilëve kishin pranuar se i kishin përjetuar ndjenjat e lartcekura në lidhje me muzikën, dhe 10 tjerët nuk kishin pasur ndonjëherë kësi ndjenja.
Pastaj, ai ua kishte bërë incizimin e trurit të gjithë pjesëmarrësve.
Ai kishte zbuluar se ata të cilët përjetojnë ndjenja të rrëqethjes kur dëgjojnë këngë të caktuara vërtet se kanë struktura më të ndryshme të trurit sesa ata që nuk përjetojnë.
Ky hulumtim ka treguar se ata kanë tendenca të kenë një vëllim me densitet më të madh të fibrave që lidhen me korteksin e tyre dëgjimor dhe zonat që i procesojnë emocionet – kjo nënkupton se këto dyja komunikojnë më mirë.
Vlen të thuhet se zbulimet e Sach janë publikuar në ‘Oxford Academic’.