Nga prag-vdekja e mbidozës tek fitimet 6 mln dollarë në vit
Ndërsa Khalil Rafati kaloi në over-dozë të heroinës për herë të nëntë, mjekët u përpoqën që ta shpëtonin. Personi i droguar kishte vinte që flinte në rrugët e Los Anxhelosit në SHBA. Thuajse në gjendje kome, Rafati rifitoi vetëdijen pasi ekipi mjekësor përdori një fibirlator për t’i dhënë atij një goditje elektrike. Ngjarja ndodhi në vitin 2003, kur Khalil në atë kohë ishte 33 vjeç. Ai ishte i varur gjithashtu nga kokaina dhe peshonte vetëm 49 kg, ndërsa lëkura e tij ishte e mbuluar nga ulcerat. “Më kanë arrestuar më shumë herë se sa e kujtoj për shkelje të ligjit të drogës”, thotë. “Isha plotësisht i varur. Kam qenë gjithmonë me kaq shumë dhimbje dhe nuk mund të flija”, shton. Por, në mbidozën e nëntë që mund t’i merrte jetën, ai u ndërgjegjësua se duhet të ndryshonte jetën e tij për të vazhduar të jetojë. Kaloi katër muaj në një qendër rehabilitimi, periudhë e cila kaloi pa marrë drogë. Nëse atëherë ishte i pastrehë, sot është milioner. Khalil është biznesmen tepër i suksesshëm në fushën e ushqimit të shëndetshëm në Kaliforni, duke ngritur kompaninë “Sunlife Organics”. Me shitje vjetore prej më shumë se 6 milionë dollarësh në vit nga 6 degët e kompanisë, tanimë kompania e tij po përpiqet të zgjerohet në 16 shtete të SHBA-ve si dhe në Japoni. Tanimë, ai është 46 vjeç dhe udhëton me avion privat. Në fakt, historia e jetës së Khalilit duket si një komplot filmi të Hollivudit. I lindur në Ohajo në Midwest në SHBA, ai është djali i një nëne polake dhe një babai mysliman. Një fëmijëri të trazuar, ai la shkollën ndërkohë që u arrestuar për vjedhje dhe vandalizëm. Në vitin 1992, 21 vjeç, u zhvendos në Los Anxhelos me ëndrrat për t’u bërë një yll filmi. Biznesin e hapi fillimisht në 2011 dhe fitimi vjetor ishte 1 milion dollarë, ndërsa tani ka 200 persona të punësuar. Khalil Rafati po shkruan një libër të titulluar: “Harrova të vdes”.