Nga Sidnej në Seul, ja sa kushtojnë cigaret dhe vera në 10 qytetet më të shtrenjta në botë
Natyrisht do të mendonit se nëse jetoni në një nga qytetet më të shtrenjta në botë, edhe çmimi i lukseve si të pirit verë dhe të tymosurit cigare do të ishte i lartë. Por sipas të dhënave të indeksit botëror të kostos së jetësës, çmimet variojnë në mënyrë dramatike.
Ky indeks mat dy herë në vit çmimet e mbi 150 produkteve dhe shërbimeve të shitura në 133 qytete të botës dhe i rendit ato nga më i shtrenjti tek më i liri. Në këtë mënyrë bizneset mund të përdorin klasifikimin për të caktuar dietat e punonjësve që dërgojnë të punojnë jashtë shtetit.
Edhe pse Gjeneva e Zvicrës dhe Seuli në Korenë e Jugut barazohen në vendin e gjashtë në këtë renditje, çmimi i një shisheje verë ndryshon deri në 200%, kryesisht për shkak të taksave.
Ja çmimi mesatar i një shisheje verë në 10 qytetet më të shtrenjta për të jetuar.
Sidnej në Australi është qyteti i dhjetë më i shtrenjtë për të jetuar, por do të paguani dyfishin për një paketë cigaresh.
Ja çmimi mesatar i një pakete cigare në 10 qytetet më të shtrenjta për të jetuar.
/SCAN