Nga tutore prostitutash në Itali, durrsakja lë pas krahëve të shkuarën, vjen si këngëtare në Tiranë
Fabjana Hoxha është këngëtarja më e rë që i është shtuar tregut muzikor shqiptar. Vajza nga Durrësi u prezantua si e tillë në puntatën e fundit të emisionit “Zonë e Lirë” më 29 dhjetor të 2017-s, ku promovoi edhe videoklipin e saj të parë.
Ndonëse nuk i zbuloi arsyet e kthimit në Shqipëri, mediat këtu kanë rrëmuar mbi të kalurën e saj dhe kanë zbuluar se ajo rezulton të jetë arrestuar në vitin 2015 në Itali për një sërë veprash penale, ndër to edhe shfrytëzim prostitucioni.
Sipas policisë italiane Fabjana bashkëpunonte me shtetasin shqiptar Florjan Prini. Shihni më poshtë linkun e videos së arrestimit të saj: http://www.smtvsanmarino.sm/video/cronaca/racket-prostituzione-stroncato-giro-estorsioni-piazzole-statale-16-17-02-2015
/BW