Ngordh macja më e vjetër në botë

Tiffany Tëo ishte macja më e vjetër në botë dhe para pak ditësh, pronarja e saj, Sharron Voorhees bëri të ditur se macja ngordhi në gjumë.

Shumë prej nesh kanë pasur apo kanë mace në shtëpi, si mikun e tyre më të mirë. Por Tiffany përjetoi përkedheljet dhe kujdesin e njeriut më shumë se çdo mace tjetër.

Voorhees tha për ABC Neës se, ditën e fundit macja ka qëndruar gjithë kohës shtrirë në kopësht. “Ajo flinte me mua çdo natë. Por muajt e fundit ajo flinte në mes të shkallëve, ose në vendin e qenit në kuzhinë. Por atë natë, fjeti me mua”, rrëfen znj. Voorhees.

Macja quhej Tiffany Tëo pasi mori emrin nga një mace e mëparshme që kishte pronarja, që quhej thjesht Tiffany. Tiffany Tëo u njoh në shkurt nga libri i rekordeve Guinnes si macja më e vjetër, një muaj para se të mbushte 27 vjeç.

SHKARKO APP