Një dorëshkrim i Mozartit blihet për 237 000 euro
Fondacioni ”Mozarteum de Salzbourg” ka blerë për 237 000 euro në ankand një prej dorëshkrimeve më të rralla të Ëolfgang Amadeus Mozart (1756-91) që mungonte në koleksionet publike, njoftoi ai dje. Prezantuar në kuadër të festivalit të muzikës në Salsburg, qyteti i lindjes së kompozitorit, dokumenti prej 12 faqesh me një format mesatar mbante transkripte nga dora e të riut Mozart, të nëntë lëvizjeve të një “Stabat mater” të Eugenio di Ligniville (1727-1778), kompozitor i njohur italian. Vlerësuar 167 000 stërlina (237 000 euro) nga “Sotheby’s” në Londër, dorëshkrimi, që daton që prej vitit 1773, sipas ekspertëve, mban gjithashtu komente të babait të Mozartit, Leopold. “Pjesa më e madhe e dorëshkrimeve të Mozart ndodhen që prej shumë kohësh në koleksionet e prekshme për publikun”, theksoi Mozarteum në një komunikatë. Sipas fondacionit, ky dokument ka një rëndësi të veçantë, sepse ai provon interesin e qendrueshëm të familjes Mozart për artin e linjës melodike të Ligniville, i cili ashtu si Mozarti ishte anëtar i akademisë së famshme filarmonike të Bolonjës.