Një luftë e vërtetë për këtë shenjë… Parashikimi astrologjik i Zonjës Meri për këtë javë
Kjo javë që filloi është akoma nën ndikimin e hënës së re në Akrep. Një ndryshim rrënjësor në çdo aspekt që na prek. Shumë favorizime vijnë edhe nga Centauri Xhiron që e mbështet ketë hënë të re.
Vështirësi vijnë vetëm nga Marsi në Peshore në katërkëndësh me Plutonin në Bricjap. Çdo lufte të brendshme shpirtërore sado e fuqishme nuk duhet ta lejojmë të humbim fisnikërinë tonë.
Ne ciklin e ri të hënës së re do shtohet ndikimi i Afërditës në Akrep në katërkëndësh me lidhjet e hënës në Luan. Do përjetojmë pasiguri dhe përvoja të vështira në jetën sentimentale.
Në disa raste duam të ecim përpara por përvojat e së kaluarës na ngadalësojnë marrjen e vendimeve.
Lidhja jugore e hënës në Ujor tregon që duhet të ngrihemi me forcë kundër gjithçkaje që na lidh me të kaluarën.
Lidhja veriore e hënës në Luan na sjell një të ardhme më të ndritshme. Do kërkojmë qëllime dhe njerëz që na bëjnë të ndjehemi të rëndësishëm. Do përcjellin dritën e tyre drejt nesh dhe ne ndaj atyre.
Mjafton të bëjmë zgjedhjen e duhur dhe të leme mbrapa gjithçka që nuk jep, nuk funksionon dhe na çon në një drejtim pa rrugëdalje.
Dashi – Në dashuri dhe në lufte është njëlloj, por ne çështjet ekonomike për ju do ketë luftë të vërtetë.
Demi – Do ndjehet se e ardhmja duhet çliruar duke mos qenë peng i disa situatave familjare apo martesore.
Binjaket – Duhet padyshim të mos mbesni tek llafet, por konkretisht duhet te veproni.
Gaforret – Nuk do kuptojnë ndoshta qe fitimi më i madh material vjen nga mbushja shpirtërore.
Luanët – Duhet të bëhen më shumë bashkëpunues dhe më të prirur për të sakrifikuar në një moment delikat.
Virgjëresha – Do ketë çlirim shpirtëror nëse vërtet do ta nxjerrë veten nga melankolia apo burgu i pengesave.
Peshorja – Do ketë miq e shokë e adhurues, por mbi të gjitha duhet të kapë për dore njeriun e zemrës.
Akrepi – Duhet të tentojë një çlirim familjar apo martesor në ato raste ku këto marrëdhënie kanë qenë të vështira. Ndryshim vendi.
Shigjetari – Me karrierën dhe boten e jashtme do ketë shume sukses, por ndërkohe duhet të kuptojë se lumturia nganjëherë është me afër.
Bricjapi – Duhet pa dyshim të gjejë mënyra më të moderuara për çlirim ekonomik e shpirtëror.
Ujori – Do jetë në kërkim të vetes duke qenë vetëm pa ndonjë përkrahje të dukshme.
Peshqit – Duhet të çlirohen në jetën e përditshme nga tendenca e të qenit sëmure apo e marrëdhënieve të sëmura.