Një puma si kafshë shtëpiake, ky është çifti që jeton me të

Qentë, macet, papagajtë, apo edhe disa lloje brejtësish përdoren masivisht si kafshë shtëpiake, dhe njëkohësisht si miqtë më të mirë të njeriut.

Por një çift në Rusi ka kaluar çdo parashikim duke zgjedhur një puma si mikun e tyre më të mirë.

Mesi, është puma dy vjeçare që jeton me Mariya dhe Alexander në shtëpi. Ata e kanë adoptuar kafshën në vitin 2016 nga një kopsht zoologjik, dhe ndihen shumë të lumtur me prezencën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht ajo është shumë e qetë dhe e dashur dhe me ta sillet njësoj si një mace. Ata kanë edhe një mace në shtëpi, por nuk i lejojnë kafshët të qëndrojnë bashkë pasi nuk e durojnë dot njëra-tjetrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mariya dhe Alexander nuk rekomandojnë kafshë të tilla në shtëpi, pasi është shumë e rrezikshme.

Ata thonë se janë me fat që puma e tyre është shumë e qetë dhe e dashur.

/Faxweb)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?