Një shtëpi në Britani rrezikon të rrënohet e tëra pasi ka kaluar lejen për 73 cm lartësi
Një familje në Britani u është thënë që të rrënojnë shtëpinë e tyre apo të shpenzojnë 200 mijë funte për një çati të re, pasi është zbuluar se është për 73cm më e lartë se që duhet.
Asif Naseem është shpërngulur në një pronë në Lightwood, Staffordshire para dy muajsh me gruan e tij dhe pesë fëmijët e tyre, shkruan koha.net.
Këshilli i Stoke-on-Trent ka hedhur poshtë dy kërkesa për pranim teknik të shtëpisë 500 mijë funtëshe për shkak të ankesave mbi lartësinë dhe dritaret e gjata të saja.
Familja që e ka blerë këtë thotë se nuk ka tjetër ku të shkojë, e nuk ka fonde për një çati të re.
Ndërsa Këshilli i këtij qyteti ka urdhëruar që të merren masa, që do të thotë shkatërrimin e shtëpisë.
Vëllai i Naseem, Shazad Hussein ka thënë se reduktimi i madhësisë së shtëpisë “nuk do të bëjë asnjë ndryshim në pamje”.
“Ne kemi shpenzuar të gjitha parat në këtë shtëpi”, ka shtuar ai. “Janë shtatë njerëz që nuk kanë tjetër ku të shkojnë. Ata kanë shitur shtëpinë tjetër për këtë të renë”.
Përfaqësuesi i tyre ligjor ka thënë se shembja do të ishte ‘e tepruar’.
Nënkryetari Andy Platt ka thënë se ndërtimi i shtëpisë kaq të lartë ishte ‘gabim’ por rrënimi i saj do të ishte “pak si shumë”.
Megjithatë, këshilltari Janine Brigdes ka thënë se do të “bëhej precedent” për ndërtuesit që të “ndërtonin atë që ju pëlqen” e të kërkonin leje më vonë.
E një komshi, Robert Wakefield, për shtëpinë, sipas tij “gjigante”, ka thënë se “ata duhej të mendonin për këtë që nga fillimi”.
Kësaj familje ju është dhënë kohë 3 muaj që bisedimet të vazhdojnë deri te vendimi përfundimtar.