Një specie e rrallë detare shpëtohet nga pushuesit në plazhin e Divjakës
Pushuesit në plazhin e Divjakës edhe në ruajtje të faunës detare, njofton ATSH. Ata kanë vënë re një specie të rrallë breshke ujore dhe kanë njoftuar komisariatin e Policisë Lushnje dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura Fier, ku këta të fundit, me specialistët e natyrës, pasi bënë identifikimin dhe përcaktimin e species së rrallë, morën të gjitha masat dhe kjo specie ujore e llojit Caretta Carretta me peshë rreth 60 kg, u kthye e lirë në det. Gjatë sezonit veror shumë specie detare përfundojnë në brigje të banueshme dhe keqtrajtohen nga banorët e zonave, apo pushuesit. Së fundmi, informacionet dhe thirrjet e bëra nga shoqata të ndryshme në mbrojtje të kafshëve dhe specieve detare kanë ndërgjegjësuar popullatën rreth brigjeve detare për rëndësinë e këtyre specieve të rralla që vizitojnë brigjet tona.