Njëdollarëshi do të nxirret në shitje për 26 milionë dollarë
Piktura e kartëmonedhës njëdollarëshe javën e ardhshme mund të blihet në Londër, por ai që dëshiron ta blejë me vete duhet të ketë së paku 26 milionë dollarë. Vepra e Andy Warhol, “Silver Certificate”, është pjesë e ankandeve më të vlefshme të artit që kanë zënë vend në qytet. Të mërkurën në ankandin e “Sotheby” do të shiten vepra arti me vlerë prej 143 milionë deri më 204 milionë funtesh, duke përfshirë edhe një pikturë të rëndësishme të Papës të realizuar nga Francis Bacon, si dhe një numër veprash të artistëve britanikë, të cilët jetojnë ende, siç janë: Peter Doig, David Hockney, Paula Rego dhe Howard Hodgkin. Në “Christie” të martën vlera e shitjeve do të jetë më e vogël, por çmimi rekord botëror pritet të jetë për veprën “The Holy Virgin Mary” të Chris Ofili, e cila zemëroi ish-kryetarin e New Yorkut, Rudy Giuliani, që e përshkroi si “gjë të sëmurë” dhe u mundua t’i mbyllë ekspozitën ku përfshihej edhe kjo vepër. Padyshim çmimet e artit bashkëkohor kanë arritur kulmin, me një varg ankandesh për artistët që ende jetojnë.