“Njerëzit më thonë që jam përbindësh”, historia prekëse e 17-vjeçarit

Një djalë, i cili ka lindur me një tumor të madh në fytyrë po vuan problemet e shfaqura me frymëmarrjen. Kambou Sie u braktis nga nëna e tij, e cila “nuk mundi ta përballonte” shpërfytyrimin e fytyrës së tij. Tumori i rrezikshëm i ka marrë të gjithë fytyrën e tij me kalimin e kohës, duke i gëlltitur plotësisht fytyrën, bllokuar gojën dhe duke e detyruar të mbyllë sytë. Tani, falë ndihmës së një bamirësie, ai bën kimioterapi për të zvogëluar tumorin dhe po ashtu do t’i nënshtrohet një kirurgjie kozmetike për të hequr indin e vdekur në fytyrën e tij. Kambou 17 vjeç, kërkon që nëna e tij të rikthehet dhe t’i kërkojë falje për largimin. I riu, nga Bondoukou në Bregun e Fildishtë, tha: “Njerëzit thonë se unë jam një lloj përbindëshi. Kur isha i sëmurë të gjithë besonin se do të shërohesha, por nëna ime nuk u kujdes për mua, por më braktisi. Kur sëmundja m’u përkeqësua, të gjithë më lanë. Babai im ishte i vetmi që u kujtua për mua”.

SHKARKO APP