Njeriu i dytë më i pasur në botë shndërrohet në “Babagjysh Sekret”

Të shumtë janë ata që nuk besojnë tek babagjyshi i Krishtlindjeve, mirëpo ka edhe nga ata që ende shpresojnë se dikush do i befasojë në këto ditë festash. Kjo ka ndodhur edhe me një përdorues të aplikacionit Reddit, i quajtur Aerrix i cili tregon se njeriu i dytë më i pasur në botë, i ka dërguar dhuratat e tij përmes shërbimit “Babagjyshi Sekret”. Bëhet fjalë për Bill Gates i cili numëron një pasuri prej më shumë se 75 miliardë dollarë. Aerrix ka shkruar në Reddit se ka marrë një “X BOX” gjigand dhe disa dhurata të tjera të personalizuara.  “Bill Gates është babagjyshi im për krishtlindje!”- ky ishte shkrimi i përdoruesit të rrjetit social që mesa duket nuk i ka besuar syveThemeluesi i Microsoft,Gates nuk u ndal vetëm në dhurata e personalizuara për të dhe të dashurën e tij ka bërë edhe një dhurim në emër të tij përmes code.org. Shuma e parave do të përdoret për të ndihmuar studentët e shkencave kompjuterike. “Babagjyshi Sekret” nuk është diçka e re për Gates, pasi ai ka e bën këtë që prej vitit 2013. Ai nuk është celebriteti i parë që surprizon ndjekësit në fundvit.

SHKARKO APP