Njeriu me dorën gjysmë metri të gjatë
E keni parë filmin vizatimor “Popey”? Ja ky është versioni i vërtetë i tij.
Jeff Dabe, e ka shuplakën e dorës 49 cm dhe tani ka nisur të udhëtojë nëpër SHBA për të marrë pjesë në garat për mundjen e dorës.
Ai kishte garuar edhe më herët me dorën e djathtë mirëpo ishte lënduar në vitin 1986.
Tani ka nisur garat me dorën e majtë.
Dora e tij gjigante është një përparësi e madhe ndaj kundërshtarëve të tij.
Edhe pse në shikim të parë ju mund të mendoni se ai ka ndonjë sëmundje e cila ka bërë që duart e tij të rriten jashtë kontrollit kjo nuk është ashtu.
Ai ka lindur me duar të mëdha dhe mjekët nuk kanë arritur që të gjejnë ndonjë parregullsi me të.
KOHA JONË SONDAZH

