Njeriu që kthen patatinat në alkool

Duket e pabesueshme historia e këtij personi i cili kthen patatinat në alkool. Nick Hess vuan nga sindroma e kthimit të patatinave në birrë.

Shumë persona do të dëshironin që të bëheshin “tapë” pa harxhuar shumë para, por Hess e bënë këtë gjë pa dëshirën e tij. Stomaku i tij prodhon shumë maja dhe kthen karbohidratet në alkool. 
Fillimisht ai nuk e dinte nga se vuante, por thotë që vetëm kishte dhimbje stomaku dhe koke sa herë që hante patate apo patatina. Madje gruaja e tij nisi të kontrollonte shtëpinë duke menduar se ai pinte fshehurazi.“Është një gjë e çuditshme, sa herë që haja diçka më dhimbte stomaku dhe villja. Për një vit rresht kam vuajtur pa e ditur përse”, tha Hess. Pas një kontrolli mjekësor ai zbuloi se vuante nga kjo sindromë e rrallë. Tashmë ai arrin t’a mbajë nën kontroll “pijen”, mjafton që të shmangë patatinat.

SHKARKO APP