Njeriu që shpenzoi 60,000$ për dekorime

Sammy Nahas, është një elektricist 38 vjeçar i cili i ka vënë një detyrë vetes  që nga muaji shtator për të bërë pregaditjet për festën e krishtlindjeve.

"Është si një motoçikletë Harley Davidson që takon Krishtlindjet". Në një ishull në New York dekorimet e krishtlindjeve janë marrë shumë seriozisht", ka thënë ai.

Nahas ka shpenzuar rreth 100,000 $ dollar amerikanë për dekorimet e Krishtlindjeve në 3 vjetët e fundit. Kurse në këtë vitë ka shpenzuar rreth 60.000$ dollar amerikanë.

Pamja ekstravagante ka marrë hapësirë rreth 278.7 metra katror, 200,000 mijë drita dhe ka zënë gjithë hapsirën e shtëpisë së tij.

"Është e vështirë të jetosh kështu, të futesh në gjëra të kesh obligime për çdo ditë. Por nëqoftëse është për krishtlindje atëherë është në rregull. Ti pret 365 ditë vetëm për këtë ditë, ja vlenë të merresh me kësi gjëra", shton ai.

Nahas është duke punuar shumë për dekorimet e Krishtlindjeve për kënaqsin e të tjerëve.Ai është i lumtur sesi ka kënaqur fqinjët e tij.

SHKARKO APP