Njihuni me 10 shtëpitë luksoze të VIP-ve botërorë
E ndërsa shtëpia e Elvis Presley-t në Graceland është shtëpia më e famshme në të gjithë botën, edhe shtëpitë e të tjerëve nuk qëndrojnë mbrapa për nga arkitektura dhe luksi i llahtarshëm që i rrethon. Më poshtë do të njiheni me disa nga shtëpitë më të mëdha e të famshme të VIP-ve botërorë.
Elvis Presley (Graceland)
Shtëpia e Mbretit të Rock’n’Rollit, Elvis Presley në Graceland, prej shumë vitesh është kthyer në muze.
Oprah Winfrey (Santa Barbara)
Rreth 42 km në veri të Kalifornisë, Oprah ka 23 000 km katrorë një shtëpi me 6 dhoma gjumi dhe një duzinë me tualete. Një pamje përrallore dhe hapësirë e pafundme e gjelbër në Santa Barbara.
Kurt Russell (Vancouver)
Pasi la Neë York-ut ylli, Kurt Russell dhe aktorja Goldie Hahn tani jetojnë në Vancouver me djalin e tyre, një lojtar i çmendur hockey. Shtëpia ka kushtuar më shumë se 5 milionë dollarë.
Madonna (Wiltshire, Angli)
Wiltshire në Angli është një shtëpi në Stonehenge. Përveç historisë që mbart e gjithë zona, shtëpia e Madonna-s është mjaft klasike. Në vitin 2001, ajo e bleu këtë ndërtesë antike afër rockstar-it Sting. Madonna tha në një intervistë se aty ka një fermë kuajsh, me të cilët argëtohet herë pas here.
George Clooney (Vila Oleandra, Itali)
Në një zonë periferike të Milanos, me pamje madhështore nga liqeni Laglio, kjo është vila e George Clooney. Afër ka edhe mjaft personazhe të tjerë: Donatella Versace, Avril Lavigne dhe Michael Douglas. Vila ka arkitekturë klasike italiane dhe shtrihet në të djathtë të liqenit Como.
Jerry Seinfeld (Hampton)
Jerry Seinfeld është larguar vetëm 2 orë me makinë nga qyteti i tij i lindjes, Brooklyn. Kjo shtëpi ka kushtuar 32 milionë dollarë në Hamptonin Verior. Jerry e bleu vilën nga Billy Joel në vitin 2000. Kjo pamje spektakolare me pyllin e dendur pranë ka gjithsej 13 dhoma gjumi dhe 13 oxhakë.
Reese Witherspoon (Ojai, Kaliforni)
Reese Witherspoon ka shije klasike. Shtëpia e saj në Ojai ka një arkitekturë antike, e drunjtë, ballkone dhe oxhakë rreth e rrotull. Zgjedhja në dekorim përfshin një shije të shekullit të 19, gjithçka vintage.
John Mayer (New York City)
Ky apartament i John Mayer në New York City është dekoruar nga Armani. Gjithçka e krijuar me të bardhë gjithandej, por edhe thyerja me ngjyra neutrale e bëjnë këtë shtëpi mjaft të veçantë për syrin.
Meg Ryan (Martha Vineyard)
Shtëpia e Meg Ryan ka pamje nga Atlantiku. Gjithçka e dizenjuar me shije të hollë e moderne. Modeli i kuzhinës me shumë dritë dhe me mobiliet antike tërheqin sytë e të gjithëve. Edhe tualetet janë krijuar me modele antike.
Megan Mullally (Hollywood)
Aktorja ka një shtëpi të vetëm në Hollywood sipas shijes së saj. Me një arkitekturë moderne, me pishina rreth e rrotull dhe me detaje e aksesorë italianë, Megan ka kombinuar shijet. Dhomat e ndjenjes me stil indian dhe kinez, ndërsa kuzhina minimaliste suedeze.
Ralph Lauren (New York)
Ralph Lauren jeton në Manhatan dhe duket shtëpinë e ka dekoruar me nje dizajn shumë të veçantë. Me shumë dhoma gjumi, hapësira ndenjeje dhe gjithçka që nënkupton luksin.