Njihuni me 44-veçarin që jeton me 10% të trurit
Një francez jeton nje jetë relativisht shëndetshme dhe pse i mungon 90 përqind e trurit.
Francezi ishte 44-vjeç në kohën që doli artikulli qw filste prë të dhe kërkimet shpjeguan se si jetoi gjysmën e jetës së tij pa e kuptuar se çfarë nuk shkonte mirë.
Ai u drejtua tek doktori duke u ankuar për dobësi në këmbën e majtë, dhe më vonë pas ekzaminimeve, skanimi i trurit nxorri që kafka e tij ishte më së shumti e mbushur me lëngje, duke lënë vetëm një shtresë të hollë të të indeve të trurit funksionale.
Doktorët mendojnë se shumica e trurit të 44 vjeçarit ishte shkatërruar në një hark kohor prej 30 vjetësh nga përbërja e lengut në tru, kjo gjendje njihet si “hydrocephalus”.Francezi ishte diagnostikuar me sëmundjen që foshnje por kishte ndërprerë mjekimin në moshën 14-vjeçare.
Por edhe pse i kishin mbetur shumë pak inde të trurit, burri në fjalë nuk ishte i paqëndueshëm menëdrisht. Ai kishte nivel të ulët të koefiçentit të inteligjencës, por punonte si shërbyes civil.
Ishte gjithashtu i martuar dhe bënte një jetë relativisht të shëndetshme. Edhe pse pjesa e mbetur e trurit të tij ishte shumë e vogël, neuronet e mbetura ishin të afta të kryenin pune dhe 44-vjeçari ishte i vetëdijshëm për veprimet që bënte.
Kjo ngjarje shërben si shembull se cfarë mund të arrijë truri jonë edhe në rastet kur është ekstremisht i dëmtuar.