Njihuni me adoleshenten që jeton në një tas plastik

E lindur me një sindromë misterioze, Rahma Haruna nuk ka këmbë dhe vuan nga një dhimbje e vazhdueshme, teksa e kalon pjesën më të madhe të jetës në një tas të madh plastik. 19-vjeçarja nga Kano, Nigeri, ka ardhur në jetë si një fëmijë plotësisht i shëndetshëm, por kur ishte 6-muajshe rritja e saj u ndërpre papritur dhe u ndal zhvillimi i gjymtyrëve të poshtëm. Nëna e saj, Fadi thotë: ‘Kur mbushi 6 muajshe dhe mësoi si të qëndronte ulur nisi gjithçka. Ajo nuk mësoi dot si të zvarritej. Nisi me një grip, pastaj dhimbje stomaku. Ajo nuk mund t’i përdorë me pjesët e trupit, si këmbët dhe duart për shkak të dhimbjeve të forta. Familja e vajzës bën gjithçka që të mos e privojë nga jeta Rahman dhe e transportojnë atë me një tas plastik përreth fshatit ku jetojnë.

SHKARKO APP