Njihuni me autobusët pa shoferë që po ecin rrugëve të Francës (VIDEO)
Bashkia e Parisit në Francë ka vënë në dispozicion të qytetarëve “autobusët pa shoferë” me qëllim reduktimin e ndotjes së ajrit, që në muajt e dimrit arrit në përmasa serioze.
Ky lloj transporti publik është në dispozicion për distanca të shkurtra dhe këta autobusë që punojnë me energji elektrike.
Autobusi i veçantë është i pajisur me sensorë dhe kamera, të cilat i mundësojnë të ndjekë korsinë e rezervuar, të rregullojë shpejtësinë dhe të ndalojë në stacionet e duhura.