Njihuni me beben shqiptare që ka çuditur gjermanët
Nuk është shaka. Kjo foshnjë quhet Krefelda, ashtu sikurse qyteti Krefeld, ku ajo ka ardhur në jetë më 16 mars”. Ajo ka emrin më të çuditshëm në botë, ose së paku në Gjermani. Foshnja, e cila i ka prindërit nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, Krefeld. Duke ia shtuar një -a, Krefelda e kanë pagëzuar prindërit refugjatë vajzën e tyre pasi emri i qytetit është në gjininë mashkullore. Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, pak ka rëndësi. Prindërit e saj deshën që me çdo kusht ta pagëzojnë sipas emrit të qytetit, në të cilin janë pritur kaq përzemërsisht kur kishin ardhur nga Kosova. Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld. Ajo ka lindur 4630 gramë dhe ka qenë e gjatë 53 centimetra.