Njihuni me djalin që bllokoi sulmin kibernetik që preku botën

Marus Hutchins, 22 vjeҫ është personi i cili ndaloi sulmin kibernetik ndaj mijëra abonentëve në mbarë botën.

Ai punon për firmën amerikane të teknologjisë “Kryptos Logic”, por që jeton në Angli.

Hutchins ishte në dhomën e tij të gjumit të shtëpisë së prindërve, ku mendoi një mënyrë për të ndaluar sulmin, që preku ditën e premte 200,000 “viktima” në 150 vende.

“Unë nuk jam i diplomuar ndonëse kisha planifikuar të shkoj në universitet, por mu ofrua një vend pune dhe nuk munda të ndjek studimet. Jam plotësisht i vetë mësuar, në fushën e teknologjisë, dhe sot ndihem krenar që e kam harxhuar kohën për diçka të vlefshme që nuk do e krahasoja as me vlerën e shkollës ose të parasë”,- shkroi, para dy ditësh në Twitter Hutchin.

Ai kishte ditë që mundohej ta mbante veten të fshehtë nga mediat dhe policia, sepse beson se mund të jetë në shënjestër të hakerave dhe se ata mund ta gjejnë me sekonda dhe t’i bëjnë ndonjë gjë.

Ai u shpreh se e mbajti famën të fshehtë për aq sa mundi, derisa u zbulua nga një media angleze.

SHKARKO APP