Njihuni me kalin më të vogël në botë
Quhet Thumbelina, shqip: Gishtoja dhe është kali më i vogël në botë.
Në 2002-shin hyri në rekordet Guiness, pasi u mat dhe doli që ishte i lartë vetëm 44.5 cm.
Thumbelina, e gjinisë femërore lindi në St Louis në Missouri.
“Kur ajo lindi ishte vetëm 15.24 cm e gjatë”, shpjegon padroni i kalit Michael Goessling, për CNN.
Tani, në moshën 17 vjeçare, Thumbelina jeton një jetë të qenë në fermë. Ajo fle në koliben e qenit dhe përdor dyert që përdor qeni për të dalë jashtë në hangar.
Më herët, pronarët e kalit vendosën ta kthenin atë në një ‘kafshë terapie’
“Ajo vizitoi pacientë me kancer, të djegur dhe ata ishin fëmijë të cilët ishin shumë të trishtuar, por që takimi me Thumbelina-n i bëri të buzëqeshë. Kam njohur prindër që më kanë thënë me lot në sy se ky momenti i takimit të fëmijëve të tyre me kalin ishte ndër më të bukurit në jetën e fëmijës”, thonë pronarët.