Njihuni me “Mbretëreshën e akrepave”, mban dy rekorde në Gines
E njohur si “Mbretëresha e akrepave”, Kanchana Kaetkaew ka pozuar e mbuluar me akrepa në një muze në qytetin e Pattaya, Tajlandë. Dhjetra akrepë helmues qëndronin në fytyrën e saj dhe jo vetëm, ata ishin të shpërndarë në të gjithë trupin. Ajo mban rekordin botëror të Guinness për mbajtjen e një akrepi në gojën e saj të mbyllur për 3 minuta dhe 28 sekonda. “Mbretëresha e akrepave” është gruaja e vetme tajlandeze që mban dy rekorde botërore Guinness. Rekordi i dytë i saj është qëndrimi për 33 ditë mbyllur brenda një rrethimi prej xhami me 50.000 akrepa të gjallë. Ajo e arriti rekordin në një qendër tregtare në Pattaya. Atje ka pothuajse 2000 lloje akrepi dhe 40 prejt tyre kanë helm vdekjeprurës. Ata ushqehen me gjithçka, duke filluar nga insektet deri tek minjtë, por mund të mbijetojnë deri në një vit pa ushqim, ose ujë.