Njihuni me piramidat e Bosnjës të ndërtuara nga Ilirët, më të vjetrat në botë
E dinit që në Bosnje janë zbuluar disa piramida? Ato rezultojnë të jenë ndërtuar nga ilirët dhe janë tejet të sofistikuara de kane befasuar shumë ekspertë.
Sipas historianit dhe arkeologut amerikano-boshnjak, Sam Semir Osmanagiç, piramidat në Bosnje, ajo e Diellit, Hënës dhe e Muajit janë piramidat më të vjetra që janë ndërtuar ndonjëherë mbi sipërfaqen e Tokës.
Piramidat janë zbuluar në vitin 2006, në Visoko, qytet 20 km larg kryeqytetit të Bosnjes, Sarajevë.
Madje, sipas arkeologut boshnjak që i ka zbuluar, piramidat janë edhe më të lashta nga piramidat e Egjiptit.
“Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit”,ka shpjeguar Semir Osmanagic, transmeton INA.
Disa gjeolog vendas dëshmojnë se këto janë thjeshtë përbërje gjeologjike, por Osmanagic shprehet se kanë të dhëna se ato janë të ndërtuara nga njeriu.
Sipas arkeologut që i zbuloi, Osmanagic, piramidat ilire në Bosnje nuk janë përmendur më parë për shkak se ata janë fshehur nga sistemi politik në ish-Jugosllavi.