Njihuni me pishinën brenda në lum

Nëse jeni duke kërkuar për një pishinë unike, atëherë zgjidhja juaj është Badeschiff. Pishina “lundurese” është ndërtuar në lumin Spree, i cili kalon nëpër qytetin gjerman. Badeschiff, ose ndryshe “Anija për larje”, e ankoruar pranë qendrës së qytetit lindor është një pishinë e madhe e ndërtuar brenda hapësirës së zbrazët të një anije të ankoruar. Pishina është dizenjuar nga Susanne Lorenz si pjesë e një konkursi për projektet e arteve në qytetit dhe u inagurua në maj 2004.

Që nga ajo kohë Badeschiff është bërë një atraksion shumë i preferuar i turistëve dhe banorëve në Berlin. Gjatë muajve të verës përveç pishinës janë në dispozicion një lokal, hapësirë për të marrë rreze dielli, për të bërë masazh dhe klasa sporti.

Ndërsa në periudhën e dimrit vendoset një çati e përkohshme mbi pishinën dhe zonën përreth, e cila mban dy sauna dhe një sallë pritjeje. Gjithashtu organizohen koncerte dhe festa të ndryshime.

SHKARKO APP