Njihuni me qenushen më të lumtur sot në botë
Cinnamon është qenushja më e lumtur në botë. Pavarësisht se çfarë është duke bërë, është gjithmonë e buzëqeshur. Qenushja e rracës Shiba jeton në një shtëpi me Andrew dhe Ashley, një çift të cilët janë bërë të famshëm për shkak të Cinnamon.
Ata tregojnë se shëtitjet e tyre me qenushen zgjasin me orë të tëra, pasi çdo njeri i ndalon për të përshendetur Cinnamon. Andrew e kishte marrë qenushen në mars të vitit 2004, kur ajo ishte vetëm gjashtë muajsh, dhe nga ai moment ata nuk janë ndarë.
“Cinnamon tërheq vëmendje të madhe. Çdo njeri që e sheh ndalon dhe komenton buzëqeshjen e saj. Ndonjëherë më duket si një palaço, për shkak të buzëqeshjes së saj të vazhdueshme”,- ka thënë Andrew.
Ai ka treguar se Cinnamon është një qenushe e mbarë, dhe se në orët kur duhet të qëndrojë e vetme në shtëpi nuk bën rrëmujë, pavarësisht se e urren pjesën e të qëndruarit vetëm.
“Ajo nuk e pëlqen momentin kur ne duhet të ikim në punë, kërkon të jetë në qendër të vëmendjes 24 orë në ditë, shtatë ditë të javës. Sapo kthehemi vjen dhe dëshiron të luajmë. S’mund t’i them jo asaj, nuk i rezistoj dot asaj buzëqeshje”,- është shprehur Andrew.