Njihuni me vajzën që tështin 8.000 herë në ditë
Një nënë e dëshpëruar kërkon ndihmë për vajzën e saj 9-vjeçare, e cila ka filluar të teshtijë 8.000 herë në ditë. Teshtimat e Ira Saxen-ës filluan para 3 javësh dhe tani ajo përjeton rreth 10 episode jo vullnetare për minutë. Doktorët, kanë përjashtuar çdo lloj shkaku që mund të sillte kollën si i ftohti ose alergjitë e ndryshme. E vetmja kohë kur Ira mund të qetësohet është kur e zë gjumi. E ëma e vajzës thotë se asnjë nuk ka parë rast të ngjashëm me atë të vajzës së saj. Doktorët i japin medikamente të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk funksionon. Mënyra e vetme që qetësoi gjendjen e vajzës ishte një orë seancë hemopatie, por sa ndërpritet seanca vajza vazhdon të teshtijë.